Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Liqenin e Ujmanit në pjesën veriore të Kosovës, ku dyshohet se një mërgimtar ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura e këtij liqeni dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe. Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa sipas mediave lokale, bëhet fjalë për Rr. Latifin, një 33-vjeçar nga fshati Cerajë […] The post Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura appeared first on Albinfo.

Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Liqenin e Ujmanit në pjesën veriore të Kosovës, ku dyshohet se një mërgimtar ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura e këtij liqeni dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa sipas mediave lokale, bëhet fjalë për Rr. Latifin, një 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës, i cili jetonte dhe punonte jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.

Shefi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Petrit Fejza, ka deklaruar për Insajderin se kërkimet janë ende në vazhdim dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

“Njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për gjetjen e trupit”, tha ai.

 

 

The post Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura appeared first on Albinfo.