Tragjike në Ferizaj: Ky është 28-vjeçari që humbi jetën në aksident trafiku

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Duhel–Carralevë, ku për pasojë ka humbur jetën 28-vjeçari nga Ferizaj, Erik Ferati, raportojnë mediat lokale, transmeton ORAinfo. Sipas informacioneve të para, ngjarja tragjike ka ndodhur pas përplasjes mes një veture dhe një autobusi. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, i riu nuk arriti të mbijetojë. Autoritetet po […]

Tragjike në Ferizaj: Ky është 28-vjeçari që humbi jetën në aksident trafiku

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Duhel–Carralevë, ku për pasojë ka humbur jetën 28-vjeçari nga Ferizaj, Erik Ferati, raportojnë mediat lokale, transmeton ORAinfo.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tragjike ka ndodhur pas përplasjes mes një veture dhe një autobusi. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, i riu nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa familjarët, miqtë dhe qytetarët kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e rëndë. /ORAinfo/