Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë në qytetin bregdetar. Burime për ABC News, bëjnë me dije se kreu i qeverise do të zhvillojë një tjetër takim këtë të hënë, 7 korrik, në Bashkinë e Vlorës. Më 3 […] The post Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë appeared first on InfoShqip.com.

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë në qytetin bregdetar.

Burime për ABC News, bëjnë me dije se kreu i qeverise do të zhvillojë një tjetër takim këtë të hënë, 7 korrik, në Bashkinë e Vlorës.

Më 3 korrik, Rama kërkoi shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës dhe drejtueseve të Partisë Socialiste të kësaj dege. Gjatë vizitës së tij kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga Në vizitën e tij në Vlorë, kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ndërsa mbledhja me drejtorët u zhvillua me dyer të mbyllura.

Vendimi i tij lidhej me problematikat e qytetit bregdetar, si problemi i ujit të pijshëm apo dhe zjarri në fushën e mbetjeve.

Ndërkohë një ditë pas vizitës së papritur të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, më 4 korrik, nisën largimet në këtë bashki. 21 drejtorë në këtë bashki që pas kërkesës e kritikave të kryeministrit Edi Rama, kanë dhënë dorëheqjen./abcnews.al

The post Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë appeared first on