Tre shqiptarë dënohen me 48 vite burg në Itali
Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me gjithsej 48 vite burg nga Gjykata e Brindisit në Itali, si pjesë e një grupi ndërkombëtar prej shtatë anëtarësh që trafikonte sasi të mëdha droge nga Holanda drejt tregut italian, përcjell albinfo.ch. Të dënuarit janë: • A. B., 35 vjeç, me 13 vjet e 6 muaj burg• K. M., […] The post Tre shqiptarë dënohen me 48 vite burg në Itali appeared first on Albinfo.

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me gjithsej 48 vite burg nga Gjykata e Brindisit në Itali, si pjesë e një grupi ndërkombëtar prej shtatë anëtarësh që trafikonte sasi të mëdha droge nga Holanda drejt tregut italian, përcjell albinfo.ch.
Të dënuarit janë:
• A. B., 35 vjeç, me 13 vjet e 6 muaj burg
• K. M., 60 vjeç, me 22 vjet e 6 muaj
• R. M., 43 vjeç, me 12 vjet burg
Sipas mediave italiane, çështja u hetua nga prokurorja Giovanna Cannarile e Drejtorisë Antimafia të Leçes (DDA). Më 22 janar 2022, Guardia di Finanza, gjatë operacionit “Tackle”, ekzekutoi 23 urdhra ndalimi.
Gjykata konfirmoi se K. M. ishte promotori kryesor i rrjetit kriminal, së bashku me një tjetër të pandehur që po gjykohet në një procedurë të ndarë. Grupi dyshohet se kishte lidhje me shtetas shqiptarë dhe italianë, përfshirë Pierluigi Chionna.
Përveç shqiptarëve, gjykata dënoi edhe:
• Fabrizio Russo me 9 vjet e 9 muaj burg dhe 11.500 euro gjobë
• Salvatore Schiavone me 8 vjet burg dhe 8.000 euro gjobë
• Salvatore Chionna me 7 vjet burg dhe 30.000 euro gjobë
• Roberto Mazzuti me 8 vjet burg dhe 8.000 euro gjobë
Të gjithë të dënuarit nuk do të lejohen të ushtrojnë funksione publike. Akuzat ndaj tyre përfshijnë pjesëmarrje në organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, zhvatje me metoda mafioze dhe shpërndarje narkotikësh.
The post Tre shqiptarë dënohen me 48 vite burg në Itali appeared first on Albinfo.