“Trendi i epokës sonë”, Xi Jinping premton pakësimin e emetimeve të gazeve serë

Kina do të reduktojë emetimet e gazeve serë deri në 10% dhe do të gjashtëfishojë kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme brenda një dekade, njoftoi presidenti Xi Jinping duke zbuluar planin e ri për klimën. Pikësynimi u përshkrua si “edhe i pakënaqshëm, edhe transformues”, pasi ekspertët shpresonin që ekonomia e dytë më e madhe e botës [...]Read More...

“Trendi i epokës sonë”, Xi Jinping premton pakësimin e emetimeve të gazeve serë

Kina do të reduktojë emetimet e gazeve serë deri në 10% dhe do të gjashtëfishojë kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme brenda një dekade, njoftoi presidenti Xi Jinping duke zbuluar planin e ri për klimën.

Pikësynimi u përshkrua si “edhe i pakënaqshëm, edhe transformues”, pasi ekspertët shpresonin që ekonomia e dytë më e madhe e botës dhe emetuesi më i madh i saj do të përcaktonte një objektiv më të afërt, raporton Financial Times.

Nevojitet rreth dyfishi i këtij pragu për të arritur në objektivin e dakordësuar në Paris për kufizimin e rritjes së temperaturës globale me 1.5 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial.

Megjithatë, ishte domethënës lajmërimi i planit nga vetë Xi. Ai e quajti kalimin në energjinë e gjelbër “trendin e epokës sonë” gjatë një fjalimi në video për samitin e OKB-së për klimën në Nju-Jork.

Samiti, ku marrin pjesë delegatë nga më shumë se 100 vende, u bë një ditë pasi presidentin amerikan Donald Trump tha se ndryshimi klimatik është “mashtrimi më i madh që ka depërtuar ndonjëherë në botë” dhe e sulmoi kalimin global drejt energjisë së ripërtëritshme duke e quajtur “shaka” që i shërben Kinës duke e ndihmuar të eksportojë teknologjinë e saj.

Xi dërgoi një mesazh kontrastues. “Kalimi në energjinë e gjelbër dhe me karbon të ulët është trendi i epokës sonë. Ndërsa disa vende janë kundër, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i fokusuar në drejtimin e duhur.”

Ai kërkoi edhe bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në teknologjinë e gjelbër ku Kina dominon, por po goditet nga kërcënimet e tarifave amerikane.

Kina do të synojë reduktimin e emetimeve me 7-10% der në 2035 duke rritur edhe aksionet e lëndëve djegëse jo-fosile në konsumin total të energjisë në më shumë se 30%, si dhe do të gjashtëfishojë kapacitetin diellor dhe të erës.

Megjithatë, objektivi hedh dyshime nëse synimi i vitit 2060 i Kinës për neutralitetin e karbonit është i arritshëm.

Sipas të dhënave të tre katërmujorëve për të dhënat e emetimeve, gjatë viteve 2025 Kina mund të ketë çliruar më pak se viti 2024 edhe për shkak të ngadalësimit të rritjes së prodhimit. Kjo ka përshpejtuar aftësinë e saj për të arritur synimin e “kulmit të emetimeve” që Xi ka vendosur më parë për vitin 2030.

Sipas Ember, Kina është deri më tani investitori më i madh në botë për energjinë e pastër pasi vitin e fundit shpenzoi 625 dollarë. Kjo përbën një të tretën e totalit global dhe po krijon rënie të ndjeshme të kostove në energjinë e rinovueshme, mjetet dhe bateritë elektrike.