Tripunovski: Do të shpallet konkurs i ri për punësim në Ministrinë e Bujqësisë, duhet transparencë më e madhe

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Tripunovski njoftoi se do të ketë një konkurs të ri për punësim të cilin e ndërpreu në kohën e Qeverisë teknike, përcjell FLAKA. The post Tripunovski: Do të shpallet konkurs i ri për punësim në Ministrinë e Bujqësisë, duhet transparencë më e madhe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Tripunovski: Do të shpallet konkurs i ri për punësim në Ministrinë e Bujqësisë, duhet transparencë më e madhe

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Tripunovski njoftoi se do të ketë një konkurs të ri për punësim të cilin e ndërpreu në kohën e Qeverisë teknike, përcjell FLAKA.

Këtë e ka bërë të ditur Tripunovski nga vizita e sotme në terren në tokat bujqësore në komunën e Tetovës dhe Jegunovcës, ku ka pasur dëme nga stuhia e së dielës.

“Shpalljen për punësim e kam ndërprerë për një arsye të thjeshtë, sepse është shpallur në prag të formimit të qeverisë teknike. Ju e dini që qeveria që u largua shfrytëzoi çdo moment për abuzime politike, manipulime, presione, mashtrime të qytetarëve dhe mendoj se çdo qytetar në vend meriton të marrë pjesë në një procedurë transparente dhe të zgjidhet në bazë të kualifikimeve të tij, jo me përkatësi partiake, dhe kjo është arsyeja pse e ndalova shpalljen. Në periudhën e ardhshme, pas anketimit të Ministrisë dhe sipas nevojave, do të shpallen dhe përzgjidhen personeli më i ndershëm, pa dallim partiak, fetar apo çfarëdo përkatësie”, tha Tripunovski. FLAKA

The post Tripunovski: Do të shpallet konkurs i ri për punësim në Ministrinë e Bujqësisë, duhet transparencë më e madhe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .