Tritan Shehu nga Trauma: Dhunë ekstreme, protestuesit me plagë të rënda nga plumbat e gomës

Tritan Shehu nga Partia Demokratike ka reaguar nga Spitali Universitar i Traumës lidhur me situatën e të lënduarve gjatë protestës së sotme.
Shehu ka shprehur shqetësimin mbi përdorimin që sipas tij ishte i tepruar i forcës ndaj protestuesve, duke deklaruar se disa prej tyre kanë pësuar dëmtime serioze dhe u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ai ka veçuar rastet e të lënduarve nga plumbat e gomës, veçanërisht një person me dëmtim serioz në sy.
Reagimi i plotë:
“Një ditë e rëndë në këtë spital për shkak të përdorimit të një dhunë ekstreme jo proporcionale jashtë aspekteve ligjiore mbi protestuesit. Sot kemi protestues me plagë serioze duke filluar që nga okulistika deri te kirugjia e përgjithshme, deri te ortopedia, deri te traumat e kokës, të cilët i janë shtruar disa ndërhyrjeve kirugjikale, trajtime të ndryshme. Ajo që bien në sy sot te Trauma është përdorimi jashtë cdo kriteri i plumbave të gomës, janë disa të lënduar me plumbat e gomës, me plagë të rënda të syrit, në këmbë, në gjymtyr, në pjesën frontale të kokës nga plumbat e gomës, jashtë cdo të drejte të përdorimit të forcës nga policia që ka kufizimet e saj, indikacionet e saj dhe mënyrat e përdorimit të saj pa rrezikuar jetën e njerëzve sic ka ndodhur këtu.
Shërbimi mjekësor vazhdon ti shërbejë pacientëve por gjendja është vërtet e rëndë, jashtë cdo filozofie demokratike, është një ngjarje e dhimbshme, që tregon për shkeljen e të drejtave të njeriut, të protestuesit dhe të demokracisë në Shqipëri.
I lënduari në sy, është më dëmtin serioz të syrit”
The post Tritan Shehu nga Trauma: Dhunë ekstreme, protestuesit me plagë të rënda nga plumbat e gomës appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



