Tronditje historike: Milani nis sezonin PA numër 9 për herë të parë në 100 vjet

AC Milan do të nisë sezonin 2025-26 pa një lojtar që mban fanellën me numër 9 – një rast i paprecedentë në më shumë se një shekull histori, raporton Gazzetta dello Sport. Numri 9, dikur simbol i krenarisë dhe fuqisë sulmuese të Rossonerëve, ndër vite është shndërruar në një fanellë të “mallkuar”. Nga vitet ’50 […]

Tronditje historike: Milani nis sezonin PA numër 9 për herë të parë në 100 vjet

AC Milan do të nisë sezonin 2025-26 pa një lojtar që mban fanellën me numër 9 – një rast i paprecedentë në më shumë se një shekull histori, raporton Gazzetta dello Sport.

Numri 9, dikur simbol i krenarisë dhe fuqisë sulmuese të Rossonerëve, ndër vite është shndërruar në një fanellë të “mallkuar”. Nga vitet ’50 deri në fund të viteve ’90, atë e mbajtën emra të mëdhenj si Gunnar Nordahl, José Altafini, Angelo Sormani dhe Marco van Basten. Por që nga sezoni 2012-13 me Alexandre Pato, fanella ka sjellë më shumë dështime sesa suksese, përcjell ORAinfo.

Lista e gjatë e emrave që nuk arritën të shkëlqejnë përfshin Matri, Torres, Destro, Luiz Adriano, Lapadula, André Silva, Higuain, Piatek dhe Mandzukic. Vetëm Olivier Giroud – që e veshi për tre sezone – arriti të shpëtonte disi “mallkimin”.

Me largimin e Luka Jovic këtë verë, Milani nuk i ka besuar askujt numrin legjendar. Gazeta thekson se ndoshta është më mirë kështu, pasi presioni mbi fanellën është shumë i madh dhe klubi nuk ka nevojë për barrë shtesë në një sezon të rëndësishëm për rikthim në majë. /ORAinfo/