Trump: Bëni marrëveshje në Gaza, lironi pengjet
Por kjo ndodhi pasi të paktën 72 persona u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën, duke ngritur pyetje të mëtejshme The post Trump: Bëni marrëveshje në Gaza, lironi pengjet appeared first on Albinfo.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur edhe një herë për një marrëveshje paqeje për luftimet në Gaza. Ai ka shkruar në Truth Social duke shënuar kështu herën e dytë këtë fundjavë që ka bërë thirrje për paqe në enklavë.
Por kjo ndodhi pasi të paktën 72 persona u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën, duke ngritur pyetje të mëtejshme.
Ndryshe, ai më herët ka deklaruar se mendon se një armëpushim në Gaza është afër.
“Është një situatë e tmerrshme ajo që po ndodh në Gaza. Njerëzit po vdesin. Shoh njerëz që nuk kanë ushqim, nuk kanë asgjë. Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim”, është shprehur presidenti amerikan.
Trump beson se armëpushimi midis Tel Avivit dhe Teheranit është një derë e hapur për t’i dhënë fund luftës në Gaza.The post Trump: Bëni marrëveshje në Gaza, lironi pengjet appeared first on Albinfo.