Trump dërgon 2,000 trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles për shkak të protestave
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar të shtunën vendosjen e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare në qytetin e Los Angeles, pas përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, të shkaktuara nga bastisjet e fundit të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave (ICE), shkruan DW, transmeton albinfo.ch. Sipas Sekretares së Shtypit të […] The post Trump dërgon 2,000 trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles për shkak të protestave appeared first on Albinfo.

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar të shtunën vendosjen e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare në qytetin e Los Angeles, pas përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, të shkaktuara nga bastisjet e fundit të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave (ICE), shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, trupat do të ndihmojnë në “adresimin e paligjshmërisë” pas bastisjeve që çuan në arrestimin e dhjetëra emigrantëve të premten. “Turmat e dhunshme kanë sulmuar oficerët që kryejnë operacione bazë deportimi. Kjo është arsyeja pse Presidenti Trump ka nënshkruar një Memorandum Presidencial për vendosjen e Gardës Kombëtare,” tha Leavitt.
Car-i i kufirit i Trump, Tom Homan, konfirmoi për Fox News se trupat do të dislokohen që sonte. “Po e bëjmë Los Anxhelosin më të sigurt. Kryetarja e bashkisë duhet të na falënderojë,” deklaroi ai.
Por vendimi ka hasur në kundërshtime të forta nga zyrtarët lokalë. Kryebashkiakja e Los Anxhelosit, Karen Bass, dënoi aksionet e ICE, duke i quajtur “terr për komunitetet tona”, ndërsa Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e cilësoi ndërhyrjen federale si “qëllimisht nxitëse” dhe paralajmëroi se ajo vetëm sa do të përshkallëzojë tensionet, transmeton albinfo.ch.
Protestat që shpërthyen pas arrestimeve janë përshkallëzuar për të dytën ditë radhazi. Skena të tensionuara janë regjistruar në juglindje të qytetit, ku agjentët federalë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit që, sipas autoriteteve, kishin “rrethuar një ndërtesë federale, dëmtuar pronë publike dhe sulmuar oficerët”.
Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, operacionet e së premtes rezultuan në arrestimin e 118 emigrantëve pa dokumente. Protestuesit dhe zyrtarët lokalë thonë se kjo qasje ekstreme është një përpjekje politike nga administrata Trump për të forcuar bazën e saj konservatore.
Drejtori i përkohshëm i ICE-së, Todd Lyons, paralajmëroi se “protestuesit e dhunshëm do të mbahen përgjegjës”, ndërsa ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, i quajti protestat një “kryengritje kundër ligjeve dhe sovranitetit të Shteteve të Bashkuara” , transmeton albinfo.ch.
The post Trump dërgon 2,000 trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles për shkak të protestave appeared first on Albinfo.