Trump feston ditëlindjen (e ushtrisë)/ Paradë ushtarake në Uashington. Protesta në SHBA: Jo mbretërve

250 vjetori i ushtrisë amerikane u shënua me një paradë të  madhe ushtarake që përkoi edhe me ditëlindjen e presidentit Donald Trump. Në ngjarje morën pjesë rreth 6,600 ushtarë, 50 helikopterë dhe tanke luftarake M1 Abrams 60-tonëshe, si dhe ndoshta qindra mijëra pjesëmarrës të tjerë. Në 40 minutat e para, parada përshkroi më shumë se [...]Read More...

Trump feston ditëlindjen (e ushtrisë)/ Paradë ushtarake në Uashington. Protesta në SHBA: Jo mbretërve

250 vjetori i ushtrisë amerikane u shënua me një paradë të  madhe ushtarake që përkoi edhe me ditëlindjen e presidentit Donald Trump.

Në ngjarje morën pjesë rreth 6,600 ushtarë, 50 helikopterë dhe tanke luftarake M1 Abrams 60-tonëshe, si dhe ndoshta qindra mijëra pjesëmarrës të tjerë.

Në 40 minutat e para, parada përshkroi më shumë se 200 vjet histori të Ushtrisë Amerikane, që nga fillimi i saj në 1775 deri në epokën e Luftës së Gjirit në 1991.

Ushtarët me helmeta hipën mbi automjete dhe përshëndetën turmën duke buzëqeshur.

Parada madhështore ushtarake që Trump e kishte dëshiruar prej vitesh u zhvillua në Rrugën Kushtetuese të shtunën me tanke, trupa dhe një përshëndetje me 21 topa, teksa në të gjithë vendin u mbajtën protesta me moton “jo mbretërve”.

Turma demonstruesish mbushën rrugët, parqet dhe sheshet në të gjithë SHBA të shtunën për të protestuar kundër Trump. Protestuesit gjithashtu kërkuan mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të emigrantëve.

Trump gjatë fjalës së tij paralajmëroi armiqtë e Shteteve të bashkuara se nëse kërcënojnë popullin amerikane, do të përballen me disfatë.

“Vazhdimisht armiqtë e Amerikës kanë mësuar se nëse kërcënoni popullin amerikan, ushtarët tanë do të vijnë pas jush. Disfata do të jetë e sigurt. Rënia juaj do të jetë përfundimtare dhe e plotë. Sepse ushtarët tanë nuk dorëzohen kurrë. Ata luftojnë dhe fitojnë. Amerika qëndron krenare dhe Amerika qëndron e lirë. Dhe vendi ynë së shpejti do të jetë më i madh dhe më i fortë se kurrë më pare”, tha Trump.

Parada ushtarake ishte një proces që Trump u përpoq ta realizonte në mandatin e tij të parë./abcnews.al