Trump flet sot me familjen e Kirk: Nuk mund ta besoj, ishte i mrekullueshëm

Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe aleat i Trumpit, u vra gjatë një tubimi në Universitetin “Valley” në Utah. Autoritetet atje kanë deklaruar se dyshohet se dorasi veproi i vetëm dhe ndodhet akoma në arrati. Vrasja e Kirkut u dënua nga të dyja partitë, ndërsa Trump urdhëroi uljen e flamujve dhe foli sot

Trump flet sot me familjen e Kirk: Nuk mund ta besoj, ishte i mrekullueshëm

Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe aleat i Trumpit, u vra gjatë një tubimi në Universitetin “Valley” në Utah. Autoritetet atje kanë deklaruar se dyshohet se dorasi veproi i vetëm dhe ndodhet akoma në arrati.

Vrasja e Kirkut u dënua nga të dyja partitë, ndërsa Trump urdhëroi uljen e flamujve dhe foli sot shkurt para gazetarëve.

“Nuk mund ta besoj..çfarë djali i mrekullueshëm ishte, raporton BBC.

I pyetur nëse kishte plane të fliste me familjen e tij, Trump tha se “e ka vendosur për këtë pasdite”.

Për më tepër, Trump tha se “do të flasim” për mënyrën e bashkimit të vendit “shumë shpejt”, pa dhënë më shumë detaje.

“Do ta diskutojmë [këtë]. Nuk mund ta zëvendësosh një Charlie Kirk. Ai ishte unik, siç e dini të gjithë… por ne do të bëjmë më të mirën që mundemi.”

“Ajo që po shihni në lajme është ajo që është,” tha ai.