Trump i pakënaqur me Putin: Premton të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgonin më shumë armë në Ukrainë. Kjo deklaratë vjen pas disa ditësh, ku Shtëpia e Bardhë njoftoi se po pezullonte dërgesat e llojeve të caktuara të armëve dhe municioneve për ushtrinë ukrainase për të siguruar mjaftueshmërinë e stoqeve amerikane. “Ne duhet t’u dërgojmë [...]Read More...

Trump i pakënaqur me Putin: Premton të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgonin më shumë armë në Ukrainë.

Kjo deklaratë vjen pas disa ditësh, ku Shtëpia e Bardhë njoftoi se po pezullonte dërgesat e llojeve të caktuara të armëve dhe municioneve për ushtrinë ukrainase për të siguruar mjaftueshmërinë e stoqeve amerikane.

“Ne duhet t’u dërgojmë atyre më shumë armë, kryesisht armë mbrojtëse”, tha Donald Trump duke theksuar se Ukraina po goditet rëndë nga Rusia. Gjithashtu ai u shpreh  “i pakënaqur” me Presidentin rus Vladimir Putin.