Trump: Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza. Përmes një postimi në Truth Social, Trump u shpreh se të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza.
Përmes një postimi në Truth Social, Trump u shpreh se të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të përjetshme.
Trump shtoi se të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë.
“Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme.
“Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë” përpara se të falënderojë ndërmjetësuesit dhe kombet e përfshira “që punuan me ne për ta bërë të mundur këtë Ngjarje Historike dhe të Paparë”. TË LUMUR JANË PAQËBËRËSIT!”, shkruan Trump.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë./abcnews.al