Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin
‘Mos i hidh ato bomba, kthej pilotët mbrapa’, Trump paralajmëron Izraelin The post Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin appeared first on Albinfo.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se si Izraeli ashtu edhe Irani shkelën armëpushimin, përcjell albinfo.ch.
Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump tha se Izraeli “u çaktivizua” menjëherë pasi ra dakord për marrëveshjen.
Lidhur me Iranin, Trump tha se kapacitetet bërthamore të vendit janë zhdukur dhe se nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.
Ndërsa pak më pas, Trump lëshoi një paralajmërim për Izraelin në platformën e tij Truth Social. Ai thotë se vendi nuk duhet të kryejë sulme.
“IZRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA. NËSE E BËN, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. SILLNI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!”, shkroi ai.
The post Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin appeared first on Albinfo.