“Trump ka ndryshuar qëndrim, ‘krah’ Ukrainës”, Tafani: Karta e Zelenskyt, mbështetja e Europës

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Endri Tafani komentoi për ‘NewsLine’ takimin mes presidentëve Zelensky dhe Trump. Sytë e botës dje u drejtuan në zyrën ovale, ku sipas Tafanit ishte një hap shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit. Më tej Tafani shtoi se Trump ka ndryshuar qëndrim lidhur me ‘fajtorin’ e luftës, tanimë Trump është në [...]Read More...

“Trump ka ndryshuar qëndrim, ‘krah’ Ukrainës”, Tafani: Karta e Zelenskyt, mbështetja e Europës

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Endri Tafani komentoi për ‘NewsLine’ takimin mes presidentëve Zelensky dhe Trump. Sytë e botës dje u drejtuan në zyrën ovale, ku sipas Tafanit ishte një hap shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit.

Më tej Tafani shtoi se Trump ka ndryshuar qëndrim lidhur me ‘fajtorin’ e luftës, tanimë Trump është në krah të Ukrainës. Tafani tha se sipas burimeve në takimin në Alaska, Trump kërkoi që të ndërpritej pasi kërkesat e Rusisë ishin maksimaliste.

“Ky takim është në drejtim të zgjidhjes, nuk është bërë për tre vite dhe mund të shihet si diçka pozitive. Ka një ndryshim mes dy takimeve, është mes vetë ndryshimit të Trump. Trump ka qenë në fillim i bindur se fajin për luftën  e kishte Ukraina, dhe në fillim retorika e tij ishte e tillë. Zelensky sipas tij kishte faj dhe ishte një retorikë që e ndihmoi për zgjedhjet, e ndihmoi të vinte në zgjedhje duke vendosur fajin mbi Zelenskyn. Nga ajo kohë e pas filloi të kuptoi që nuk ishte problem tek Zelensky por tek Rusia e cila nuk është e interesuar për paqe. Trump ndryshoi qëndrim.

Pas takimit me Putin u anulua dreka e përbashkët, nuk doli me një deklaratë të përbashkët dhe takimi mbaroi jo siç ishte parashikuar. Kjo tregon  një hatërmbetje dhe tregon se rusët kanë një teori maksimaliste të të bërit politikë. Rusia ka kërkesa absurde. Kjo kërkesë maksimaliste sipas burimeve në takim e kishin mërzitur Trump, sepse dhe ai ka të njëjtën metodologji. Ishte raportuar që kishte mundësi të ndërpritej takimi me Putinin. Nuk është më Trump krah Putinit dhe e ka kuptuar më tepër pozicionin e Ukrainës, dhe Ukraina e ka një mbështetje unanime të Europës. Kjo është një nga kartat që Zelensky luan.” / abcnews.al /