Trump ka nënshkruar ndalimin e udhëtimit për shtetasit nga 12 vende, për arsye të sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një shpallje të re që ndalon përkohësisht udhëtimin në SHBA për shtetasit e 12 vendeve, me arsyetimin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Vendet e përfshira në ndalim janë: Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Sipas

Trump ka nënshkruar ndalimin e udhëtimit për shtetasit nga 12 vende, për arsye të sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një shpallje të re që ndalon përkohësisht udhëtimin në SHBA për shtetasit e 12 vendeve, me arsyetimin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Vendet e përfshira në ndalim janë: Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Sipas deklaratës zyrtare, ndalimi hyn në fuqi të hënën, më 9 qershor. Qeveria amerikane thekson se këto shtete janë përfshirë në listë për shkak të pasigurisë së brendshme, mungesës së bashkëpunimit për çështje të sigurisë dhe vështirësive në verifikimin e të dhënave të udhëtarëve, transmeton BBC.