Trump karton të verdhë për Putin/ “Nëse nuk i jep fund luftës, pasojat do jenë të rënda”

Pasojat për Rusinë do të jenë të rënda, nëse nuk e përfundon luftën në Ukrainë. Ky ishte mesazhi I presidentit amerikan Donald Trump gjatë një takimi me homologun e Koresë së Jugut në Zyrën ovale. Deklaratat e presidentit amerikan erdhën pas bisedës më të fundit telefonike që ai pati me Vladimir Putin. Ai e konsideroi [...]Read More...

Trump karton të verdhë për Putin/ “Nëse nuk i jep fund luftës, pasojat do jenë të rënda”

Pasojat për Rusinë do të jenë të rënda, nëse nuk e përfundon luftën në Ukrainë. Ky ishte mesazhi I presidentit amerikan Donald Trump gjatë një takimi me homologun e Koresë së Jugut në Zyrën ovale.

Deklaratat e presidentit amerikan erdhën pas bisedës më të fundit telefonike që ai pati me Vladimir Putin. Ai e konsideroi bisedën të mirë, por shtoi se siç ndodh zakonisht, ajo u pasua nga një sulm në Ukrainë dhe shprehu zemërimin e tij për këtë lëvizje të Rusisë.

“Mund të ketë pasoja shumë të mëdha, por do të shohim se çfarë ndodh. Mund të ketë pasoja shumë të mëdha, sepse kjo është diçka që duhet të marrë fund. Do të shohim se çfarë ndodh gjatë një ose dy javëve të ardhshme, dhe në atë pikë, unë do të ndërhyj shumë fuqishëm,”

Kreu i shtëpisë së bardhë foli edhe për një takim të mundshëm mes Volodymyr Zelensky dhe Putin, për të cilin tha se është I paqartë nëse do të ndodhë.

“Është shumë komplekse, është shumë personale nga pikëpamja e tyre. Ka një mospëlqim të jashtëzakonshëm personal midis këtyre dy burrave dhe do të duhet ta sqarojmë këtë. Por do të doja t’i shihja ata të takoheshin së pari. Ata do të donin që unë të isha atje. Mund të jem atje, mund të mos jem. Do ta shoh”

Deklaratat e Trump erdhen teksa I derguari special per luften ne Ukraine, Keith Kellog vizitoi Kievin dhe u takua me presidentin Zelensky. Ai tha se po vijon puna per te ofruar garanci me te mira sigurie per Ukrainen, ne menyre qe Rusia te mos pushtoje ne te ardhmen. Vete presidenti amerikan tha se garancite e sigurise jane duke u diskutuar dhe SHBA do te jete ne mbeshtetje te Europes. Ai madje shtoi se SHBA po studion strategjine e droneve ukrainas, qe jane perdorur ne lufte.

Ndërkohë gjatë bisedës në Shtëpinë e Bardhë, Lee Jae Myung I kërkoi Donald Trump që të takohet me Kim Jong Un, pasi e konsideron të vetmin person që mund t’I rregullojë marrëdhëniet mes dy Koreve.

Nga ana tjetër Trump e përgëzoi Myung për qasjen e tij ndaj fqinjit verior dhe tha se raporti mes dy vendeve do të përmirësohet dhe u shpreh I hapur per nje takim me Kim Jong Un. Ai kërkoi gjithashtu që toka ku ndodhen bazat amerikane në Korenë e Jugut, të kalojnë në pronësinë e Shteteve të Bashkuara.

Kreu i shtëpisë së bardhë njoftoi ndër të tjera se do të vizitojë Kinën më vonë këtë vit, por e kërcënoi Pekinin me tarifa 200%, nëse nuk eksporton magnete të rralla në SHBA. / abcnews.al /