Trump kërkon nga vendet e Ballkanit të pranojnë emigrantë të deportuar
Administrata e Presidentit Donald Trump po u kërkon vendeve të Ballkanit, përfshirë Serbinë, që të pranojnë emigrantë të deportuar nga SHBA-ja, raporton “Bloomberg”. Kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë amerikane për të gjetur vende që janë të gatshme të mirëpresin emigrantët që do të rikthehen nga SHBA-ja, përcjell albinfo.ch. Muajin e kaluar, […] The post Trump kërkon nga vendet e Ballkanit të pranojnë emigrantë të deportuar appeared first on Albinfo.

Administrata e Presidentit Donald Trump po u kërkon vendeve të Ballkanit, përfshirë Serbinë, që të pranojnë emigrantë të deportuar nga SHBA-ja, raporton “Bloomberg”.
Kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë amerikane për të gjetur vende që janë të gatshme të mirëpresin emigrantët që do të rikthehen nga SHBA-ja, përcjell albinfo.ch.
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi që administrata të revokojë statusin ligjor të përkohshëm për mijëra emigrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, duke përshpejtuar kështu procesin e deportimeve.
Në këtë kuadër, administrata Trump po kërkon destinacione të përshtatshme për ata emigrantë që pritet të deportohen.
The post Trump kërkon nga vendet e Ballkanit të pranojnë emigrantë të deportuar appeared first on Albinfo.