Trump: Marrëveshja tregtare me Indinë mund të arrihet së shpejti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë – që do t’i ndihmonte kompanitë amerikane të konkurronin në vendin e Azisë Jugore, tha sot presidenti amerikan, Donald Trump. “Gjithashtu, marrëveshja do të çojë në tarifa shumë më të ulëta”, shtoi Trump ndërsa hodhi dyshime mbi një marrëveshje të mundshme me [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë – që do t’i ndihmonte kompanitë amerikane të konkurronin në vendin e Azisë Jugore, tha sot presidenti amerikan, Donald Trump.
“Gjithashtu, marrëveshja do të çojë në tarifa shumë më të ulëta”, shtoi Trump ndërsa hodhi dyshime mbi një marrëveshje të mundshme me Japoninë.
Trump u shpreh para gazetarëve, në bordin e “Air Force One”, se besonte që India ishte gati të ulte barrierat për kompanitë amerikane, duke i hapur rrugën një marrëveshjeje që do të shmangte tarifën prej 26% – që ai shpalli më 2 prill – por që e pezulloi deri më 9 korrik.
“Mendoj se India do ta bëjë këtë. Nëse e bën do të kemi një marrëveshje me tarifa më të ulëta, shumë më të ulëta”, theksoi ai.