Trump mbledh ushtrinë/ Sekretari i Mbrojtjes thërret në takim urgjent krerët e ushtrisë
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka urdhëruar mbajtjen e një mbledhje urgjente dhe të pazakontë javën e ardhshme ku së bashku do të mblidhen ushtarakët më të lartë Amerikan. Lajmi u raportua nga Washington Post këtë të enjte, e cila thotë se nuk ka arritur të zbulojë arsyet e këtij takimi. Sipas njoftimit, urdhri [...]Read More...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka urdhëruar mbajtjen e një mbledhje urgjente dhe të pazakontë javën e ardhshme ku së bashku do të mblidhen ushtarakët më të lartë Amerikan. Lajmi u raportua nga Washington Post këtë të enjte, e cila thotë se nuk ka arritur të zbulojë arsyet e këtij takimi.
Sipas njoftimit, urdhri i Hegseth u është dërguar të gjithë komandantëve me gradën gjeneral brigade ose më të lartë, si dhe ekuivalentëve të tyre në marinë, që mbajnë pozita drejtuese, së bashku me këshilltarët e tyre kryesorë të trupës së nënoficerëve. Takimi do të zhvillohet të martën në bazën e Korpusit të Marinës në Quantico, Virxhinia.
Në total, Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane rreth 800 gjeneralë dhe admiralë në shërbim, dhe shumë prej tyre do të duhet të udhëtojnë nga poste komanduese jashtë vendit për të marrë pjesë ne takimin e të martës.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi se Hegseth “do t’u drejtohet liderëve të tij të lartë ushtarakë në fillim të javës së ardhshme”, por nuk dha sqarime mbi axhendën apo arsyet e kësaj mbledhjeje.
Urdhri ka ngritur habi dhe kuriozitet, pasi sipas asaj që shkruajnë mediat Amerikane kurrë me pare një Sekretar i Mbrojtjes nuk ka thirrur me kaq urgjence një numër të madh komandantesh. Disa analiste ushtarak kane shprehur shqetësimin e tyre se ky grumbullim i të gjithë drejtuesve ushtarak në një vend mund të përbëjë edhe rrezik për Sigurinë Kombëtare.
Takimi urgjent vjen vetëm disa muaj pas njoftimit të Hegseth për një ristrukturim te madh të ushtrisë amerikane, që përfshiu shkurtimin e rreth 100 gjeneralëve dhe admiralëve, një ulje minimale prej 20% të numrit të gjeneralëve katër yjorë në ushtri dhe Gardën Kombëtare, si dhe një reduktim prej 10% të totalit të gjeneralëve e admiralëve në Forcat e Armatosura.
/abcnews.al/