Trump merr vendim për TikTok-un

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtyrë afatin e përdorimit të rrjetit social ‘TikTok’ për 90 ditë të tjera. “Sapo kam nënshkruar Urdhrin Ekzekutiv që zgjat afatin për mbylljen e TikTok për 90 ditë (17 shtator 2025). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” shkroi Trump në një postim në Truth Social. Ai gjithashtu bashkëngjiti edhe […] The post Trump merr vendim për TikTok-un appeared first on Albinfo.

Trump merr vendim për TikTok-un

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtyrë afatin e përdorimit të rrjetit social ‘TikTok’ për 90 ditë të tjera.

“Sapo kam nënshkruar Urdhrin Ekzekutiv që zgjat afatin për mbylljen e TikTok për 90 ditë (17 shtator 2025). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Ai gjithashtu bashkëngjiti edhe vendimin e shtyrjes, të nënshkruar nga Shtëpia e Bardhë.

Historia e ndalimit të përdorimit të TikTok në Amerikë fillimisht lindi nga presidenti paraprak, Joe Biden, i cili nënshkroi vendimin që kërkonte që kompania që krijoi këtë rrjet social, Byte Dance, e cila është me origjinë kineze, ose të largohet nga kjo platformë ose të ndalohet për rrjetin amerikan.

Kjo ishte bërë për çështje të qasjes në të dhënat e përdoruesve amerikan.

 

 

 

The post Trump merr vendim për TikTok-un appeared first on Albinfo.