Trump: NATO duhet të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga Aleanca
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka bërë thirrje që NATO të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga Aleanca. Ai ka theksuar se Madridi dështoi për të përmbushur një rritje të kërkuar prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes. Gjatë takimit të tij me presidentin finlandez Alexander Stubbs në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi ashpër Spanjën se nuk [...]Read More...

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka bërë thirrje që NATO të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga Aleanca.
Ai ka theksuar se Madridi dështoi për të përmbushur një rritje të kërkuar prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes. Gjatë takimit të tij me presidentin finlandez Alexander Stubbs në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi ashpër Spanjën se nuk ka përmbushur angazhimet e saj ndaj Aleatëve.
“Siç e dini u kërkova të shpenzonin 5%, jo 2%. Shumë menduan se nuk do të ndodhte. Por ndodhi. Ata nuk kanë justifikim për të mos e bërë. Ndoshta duhet t’i kishin nxjerrë nga NATO, sinqerisht”, tha presidenti i SHBA-së.
/abcnews.al/