Trump në OKB/ Fjalimi i presidentit amerikan pritet t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme
Donald Trump i drejtohet këtë të martë Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me një fjalim që po pritet me padurim në të gjithë botën. Edhe pse nuk dihet zyrtarisht çfarë do të thotë presidenti amerikan para liderëve botërorë, linjat e përgjithshme të fjalës së tij mendohet të lidhen me konfliktet më kryesore në [...]Read More...

Donald Trump i drejtohet këtë të martë Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me një fjalim që po pritet me padurim në të gjithë botën.
Edhe pse nuk dihet zyrtarisht çfarë do të thotë presidenti amerikan para liderëve botërorë, linjat e përgjithshme të fjalës së tij mendohet të lidhen me konfliktet më kryesore në botë.
Asambleja e Përgjithshme e OKB këtë vit është përqendruar te konflikti në Lindjen e Mesme dhe disa shtete kanë njoftuar njohjen e Palestinës.
Por Shtetet e Bashkuara kanë qenë kritike ndaj një lëvizjeje të tillë dhe kanë thënë se është e gabuar, edhe pse ka një efekt thjesht simbolik.
Kreu I shtëpisë së bardhë pritet të takohet edhe me udhëheqësit kryesorë arabë dhe myslimanë. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, ky takim do të përfshijë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Egjiptin, Jordaninë, Turqinë, Indonezinë dhe Pakistanin.
Donald Trump pritet t’u paraqesë liderëve të këtyre vendeve parimet për paqen dhe një strukturë qeveritare pas luftës në Gaza.
Mbrëmjen e së hënës në asamblenë e OKB disa shtetet njohën zyrtarisht Palestinën. Veç Francës, Belgjika, Monako, Malta, Andorra dhe Luksemburgu ndërmorën hapin që kishin paralajmëruar prej kohësh.
Lideret qe moren fjalen ne diten e pare te asamblese theksuan mbeshtetjen e tyre per nje zgjidhje me dy shtete. Sekretari I Pergjithshem I OKB, tha se zgjidhja me dy shtete eshte e vetmja menyre per te perfunduar konfliktin. Nderkohe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e cilesoi njohjen e Palestines nje vendim historik shume te rendesishem. Presidenti I Brazilit, qe gjithashtu njohu Palestinen, tha se nuk justifikohet vrasja e femijeve. Mbeshtetje per zgjidhjen me dy shtete shprehen edhe Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Indonezia dhe Jordania.
Konflikti tjetër, ai në Ukrainë, pritet të jetë gjithashtu në axhendën e Kombeve të Bashkuara. Prej disa ditësh është njoftuar një takim mes Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, teksa fjalimi I liderit ukrainas është planifikuar për të mërkurën. Ndërkohë Zelensky është takuar tashmë me të dërguarin e posaçëm për luftën, Keith Kellogg, me të cilin diskutoi situatën në vijën e frontit dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. / abcnews.al /