Trump njoftoi marrëveshje Izrael-Hamas, disa orë më vonë në Gaza dëgjohen shpërthime
Shpërthime janë dëgjuar në Gaza të enjten në mëngjes, pavarësisht se Hamasi dhe Izraeli arritën një marrëveshje për një plan armëpushimi disa orë më parë, sipas organizatës së Mbrojtjes Civile të Gazës. “Që nga njoftimi i marrëveshjes së armëpushimit në Gaza mbrëmë, Izraeli ka nisur një numër sulmesh dhe janë dëgjuar shpërthime, veçanërisht në zonat [...]Read More...

Shpërthime janë dëgjuar në Gaza të enjten në mëngjes, pavarësisht se Hamasi dhe Izraeli arritën një marrëveshje për një plan armëpushimi disa orë më parë, sipas organizatës së Mbrojtjes Civile të Gazës.
“Që nga njoftimi i marrëveshjes së armëpushimit në Gaza mbrëmë, Izraeli ka nisur një numër sulmesh dhe janë dëgjuar shpërthime, veçanërisht në zonat në veri të Gazës”, tha Mbrojtja Civile, shkruan CNN.
Pamjet e transmetuara treguan tym që ngrihej mbi Gaza në orët e para të së enjtes.
Sulmet ndaj enklavës kishin vazhduar gjatë gjithë kësaj jave, pavarësisht thirrjes së Presidentit Donald Trump ndaj Izraelit për të ndaluar bombardimet, me banorët që përshkruan shpërthime vdekjeprurëse të martën dhe të mërkurën./abcnews.al