Trump: Nuk e kam diskutuar kurrë me Starmer planin e tij për njohjen e Palestinës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur se nuk e ka diskutuar kurrë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, planin për njohjen e Palestinës. Trump tha se deklarata e Starmer ishte e ngjashme me atë të Emmanuel Macron, Presidentit të Francës. “Ai në thelb po thotë të njëjtën gjë [si Macron] dhe [...]Read More...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur se nuk e ka diskutuar kurrë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, planin për njohjen e Palestinës.
Trump tha se deklarata e Starmer ishte e ngjashme me atë të Emmanuel Macron, Presidentit të Francës.
“Ai në thelb po thotë të njëjtën gjë [si Macron] dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë se duhet të pajtohem”, tha ai.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se administrata e tij do të merret me Izraelin për krijimin e qendrave ushqimore në Gaza.