Trump: Nuk ka marrëveshje, por është arritur përparim pas bisedimeve me Putin për Ukrainën
Trump dhe Putin folën krah për krah në konferencë për rreth 10 minuta. Të dy treguan se ishte bërë përparim gjatë bisedimeve të tyre private, por ato përfunduan pa një marrëveshje të fortë. Ja pikat kryesore të deklaratave të tyre sipas BBC: Putin thotë se është “sinqerisht i interesuar” për t’i dhënë fund konfliktit, të [...]Read More...

Trump dhe Putin folën krah për krah në konferencë për rreth 10 minuta. Të dy treguan se ishte bërë përparim gjatë bisedimeve të tyre private, por ato përfunduan pa një marrëveshje të fortë.
Ja pikat kryesore të deklaratave të tyre sipas BBC:
Putin thotë se është “sinqerisht i interesuar” për t’i dhënë fund konfliktit, të cilin e përshkroi si një “tragjedi”.
Por ai thotë se Rusia duhet të eliminojë “shkaqet kryesore” të konfliktit – dhe paralajmëron Ukrainën dhe Evropën se nuk duhet të “sabotojnë” bisedimet.
Putin e përshkruan takimin si një “pikënisje për zgjidhjen” e konfliktit.
Ai e përshkruan marrëdhënien e tij me Trump si “të ngjashme me biznesin” – dhe pajtohet me pretendimin e përsëritur të presidentit amerikan se lufta nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte mbetur në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2020.
Trump thotë se ka ende pika mosmarrëveshjeje dhe “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje” – duke shtuar “nuk arritëm atje” pavarësisht progresit.
Ai thotë se “u ra dakord për shumë pika”, por “disa” mbeten, duke shtuar se “një është më e rëndësishmja” pa specifikuar se si.
Ai thotë se do t’i njoftojë Zelesnky dhe udhëheqësit evropianë së shpejti – dhe “në fund të fundit varet prej tyre”.
Trump përfundon duke thënë se “ndoshta” do ta shohë përsëri udhëheqësin rus së shpejti
Putin përgjigjet: “Herën tjetër në Moskë”.