Trump pas takimit me Netanyahun: Marrëveshja e paqes duket shumë afër
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje për Lindjen e Mesme është “shumë pranë realizimit”, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Trump theksoi se ka bashkëpunuar ngushtë me Netanyahun për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për rajonin, duke nxjerrë në pah rëndësinë e përpjekjeve të […] The post Trump pas takimit me Netanyahun: Marrëveshja e paqes duket shumë afër appeared first on Albinfo.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje për Lindjen e Mesme është “shumë pranë realizimit”, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Trump theksoi se ka bashkëpunuar ngushtë me Netanyahun për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për rajonin, duke nxjerrë në pah rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
“Ky mund të jetë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e qytetërimit,” tha ai, duke e quajtur ditën e sotme “historike për paqen”.
Presidenti amerikan shtoi se takimi i fundit me Netanyahun kishte për qëllim diskutimin mbi përfundimin e konfliktit në Gaza. Sipas Trump, është bërë një progres i madh drejt arritjes së paqes, dhe tani ekziston një plan formal i përbërë nga 21 parime kryesore.
“Po publikojmë zyrtarisht planin e paqes me 21 parime, i cili është pritur me shumë pozitivitet,” deklaroi Trump.
The post Trump pas takimit me Netanyahun: Marrëveshja e paqes duket shumë afër appeared first on Albinfo.