Trump për mbylljen e shfaqjes së Jimmy Kimmel: U shkarkua për mungesë talenti

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar pushimin nga puna të moderatorit të njohur Jimmy Kimmel. I pyetur nga gazetari Robert Peston i ITV-së nëse liria e fjalës po sulmohet më shumë në Britani apo në SHBA, pas pezullimit të emisionit të Jimmy Kimmel, presidenti amerikan tha se Kimmel “kishte audienca shumë të dobëta” dhe “duhej të ishte [...]Read More...

Trump për mbylljen e shfaqjes së Jimmy Kimmel: U shkarkua për mungesë talenti

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar pushimin nga puna të moderatorit të njohur Jimmy Kimmel.

I pyetur nga gazetari Robert Peston i ITV-së nëse liria e fjalës po sulmohet më shumë në Britani apo në SHBA, pas pezullimit të emisionit të Jimmy Kimmel, presidenti amerikan tha se Kimmel “kishte audienca shumë të dobëta” dhe “duhej të ishte shkarkuar shumë kohë më parë.”

“Ai (i referohet Kimmel) tha një gjë të tmerrshme për një zotëri të madh të njohur si Charlie Kirk”, shtoi Trump. “Mund ta quash këtë liri fjale apo jo. Ai u shkarkua për mungesë talenti.”

Mbyllja e programit televiziv “Jimmy Kimmel Live” për një afat të pacaktuar ka shkaktuar mjaft debate në SHBA dhe më gjerë. Kjo sepse shfaqja u mbyll pas një deklarate të moderatorit, lidhur me vrasjen e Charlie Kirk.

“Banda e MAGA-s po përpiqet dëshpërimisht ta trajtojë këtë kalama që vrau Charlie Kirk-un, aspak si të tillë dhe duke u përpjekur të përfitojë pikë politike. Kjo nuk është mënyra se si një i rritur vajton vrasjen e dikujt që e quan mik. Kështu një fëmijë katërvjeçar vajton një peshk të artë.”, është deklarata që i kushtoi shtrenjtë Kimmel-it.

Deklarata ironizonte presidentin Trump, ndërsa vendimi i medias amerikane “ABC” erdhi pasi kreu i Komisionit Federal për Komunikimet, Brendan Carr, paralajmëroi në një intervistë se mund të urdhëronte deri mbylljen e ABC-së, nëse nuk merrte masa ndaj moderatorit, deklaratat e të cilit i konsideroi si “sjelljen më të keqe të mundshme”.

Vendimi u kritikua nga sindikatat, të cilat akuzuan autoritetin e mediave për shkelje të lirisë së shprehjes dhe përdorim të pushtetit qeveritar për censurë.