Trump rikthen Departamentin e Luftës/ Urdhër ekzekutiv për riemërimin e Pentagonit, duhet miratimi i Kongresit

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump do ta riemërtojë Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së si “Departament i Luftës”. Presidenti do të nënshkruajë këtë të premte një urdhër ekzekutiv që lejon të përdoret si titull dytësor për organizatën më të madhe të qeverisë amerikane. Nga ana tjetër më këtë ndryshim, sekretari i mbrojtjes, Pete Hegseth do [...]Read More...

Trump rikthen Departamentin e Luftës/ Urdhër ekzekutiv për riemërimin e Pentagonit, duhet miratimi i Kongresit

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump do ta riemërtojë Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së si “Departament i Luftës”.

Presidenti do të nënshkruajë këtë të premte një urdhër ekzekutiv që lejon të përdoret si titull dytësor për organizatën më të madhe të qeverisë amerikane.

Nga ana tjetër më këtë ndryshim, sekretari i mbrojtjes, Pete Hegseth do të jetë në gjendje t’i referohet vetes si “sekretari i luftës” në komunikimet dhe ceremonitë zyrtare.

Riemërtimi i përhershëm i departamentit do të kërkonte miratimin e Kongresit, por Shtëpia e Bardhë tha se urdhri ekzekutiv do ta udhëzojë zotin Hegseth të fillojë procesin.

Departamenti i Mbrojtjes – i cili shpesh quhet në gjuhën e folur Pentagoni për shkak të formës së selisë së tij në Uashington – quhej Departamenti i Luftës deri në vitin 1949.

/abcnews.al/