Trump: SHBA do të dërgojë armë në Ukrainë nëpërmjet NATO-s
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, në Ukrainë nëpërmjet NATO-s. Trump i tha NBC News se në një marrëveshje të re, “ne do të dërgojmë Patriot në NATO dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, duke shtuar se NATO do të paguajë [...]Read More...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, në Ukrainë nëpërmjet NATO-s.
Trump i tha NBC News se në një marrëveshje të re, “ne do të dërgojmë Patriot në NATO dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, duke shtuar se NATO do të paguajë për armët.
Njoftimi i tij erdhi pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për një “dialog pozitiv” me Trumpin për të siguruar që armët të mbërrinin në kohë. Ai tha se kishte kërkuar 10 sisteme Patriot pas një rritjeje të sulmeve ruse me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase gjatë javës së kaluar.
Udhëheqësi ukrainas deklaroi se Gjermania ishte gati të paguante për dy Patriot dhe Norvegjia për një, ndërsa partnerë të tjerë evropianë ishin gjithashtu të përgatitur për të ndihmuar.
Departamenti i mbrojtjes i SHBA-së ndaloi disa dërgesa të armëve kritike javën e kaluar, duke ngritur shqetësime në Kiev se mbrojtja e saj ajrore mund të dobësohet brenda pak muajsh.
Ndër armatimet që raportohet se janë ndaluar ishin raketat interceptuese Patriot dhe predhat e artilerisë precize./abcnews.al