Trump tregon se si e “ndaloi konfliktin” mes Serbisë dhe Kosovës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikthyer deklaratën se gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ka ndaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke përmendur edhe rolin e tij në parandalimin e një krize në rajon. […] The post Trump tregon se si e “ndaloi konfliktin” mes Serbisë dhe Kosovës appeared first on Albinfo.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikthyer deklaratën se gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ka ndaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke përmendur edhe rolin e tij në parandalimin e një krize në rajon.
“Çështja mes Serbisë dhe Kosovës ishte një problem që do të ndodhte, por unë ndërhyra për ta zgjidhur. Kam përdorur tregtinë si një mjet shumë efektiv për të parandaluar luftërat. Ky ishte një ndër sukseset e mia më të rëndësishme,” tha Trump, duke listuar vendet ku sipas tij ka ndihmuar në shmangien e konflikteve të armatosura, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e konfirmoi këtë, duke thënë se Trump ka ndikuar në parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë.
The post Trump tregon se si e “ndaloi konfliktin” mes Serbisë dhe Kosovës appeared first on Albinfo.