Trump: Udhëheqësit evropianë të marrin pjesë në takimin e mundshëm Putin-Zelensky

Donald Trump është pyetur në lidhje me takimin e tij me Vladimir Putin nesër dhe nëse është i përgatitur t’i ofrojë Putinit qasje në minerale të rralla për ta nxitur atë që t’i japë fund luftës në Ukrainë. “Do të shohim çfarë do të ndodhë, do të kemi një takim të madh”, thotë ai, shkruan [...]Read More...

Trump: Udhëheqësit evropianë të marrin pjesë në takimin e mundshëm Putin-Zelensky

Donald Trump është pyetur në lidhje me takimin e tij me Vladimir Putin nesër dhe nëse është i përgatitur t’i ofrojë Putinit qasje në minerale të rralla për ta nxitur atë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë, do të kemi një takim të madh”, thotë ai, shkruan Sky News.

“Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për Rusinë dhe do të jetë shumë e rëndësishme për ne që do të shpëtojmë shumë jetë.”, shtoi presidenti.

Trump përsërit se do të takohet me Putinin “për të shpëtuar mijëra ushtarë në javë”.

Duke iu referuar takimit të nesërm, ai thotë: “Mendoj se do të jetë mirë”.

“Por takimi më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do të zhvillojmë, do të zhvillojmë një takim me Presidentin Putin, Presidentin Zelenskyy, mua dhe ndoshta do të sjellim disa nga udhëheqësit evropianë, ndoshta jo.”

Trump u tha gazetarëve se mendon që Putini dhe Zelensky “do të bëjnë paqe”./abcnews.al