Trump ultimatum Rusisë/ “Marrëveshje paqeje me Ukrainën për 10-12 ditë, në të kundërt tarifa 100 për qind”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar një afat të ri të shkurtuar prej 10 deri në 12 ditësh për Rusinë që të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shprehur pakënaqësinë e tij me mungesën e përparimit në terren. I pyetur nga gazetarët për deklaratat e mëparshme mbi afatin 50-ditor, [...]Read More...

Trump ultimatum Rusisë/ “Marrëveshje paqeje me Ukrainën për 10-12 ditë, në të kundërt tarifa 100 për qind”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar një afat të ri të shkurtuar prej 10 deri në 12 ditësh për Rusinë që të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shprehur pakënaqësinë e tij me mungesën e përparimit në terren.

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e mëparshme mbi afatin 50-ditor, Trump tha:

“Do të vendos një afat të ri, rreth 10 ose 12 ditë që nga sot. Nuk ka arsye për të pritur më… nuk po shohim asnjë përparim të vërtetë.”

Ky reagim vjen pas deklaratës së tij të mëparshme, ku presidenti amerikan u shpreh “shumë i zhgënjyer” me Vladimir Putinin, për shkak të sulmeve të fundit ruse në qytete si Kievi, ku pati viktima civile, përfshirë në një shtëpi pleqsh.

Trump kishte kërcënuar më herët gjatë këtij muaji me “tarifa të ashpra” deri në 100% ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda afatit fillestar 50-ditor.

Me këtë paralajmërim të ri, Trump rrit ndjeshëm presionet mbi Kremlinin, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për t’i dhënë fund një lufte që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka trazuar stabilitetin global. / abcnews.al