Trump, vizitë në Londër/ Ceremoni zyrtare, por dhe protesta nga anglezë me banderola
Presidenti Amerikan Donald Trump ka nisur zyrtarisht vizitëne tij të dytë Shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Kreu I Shtëpisë së Bardhë mbërriti në Aeroportin Stansted të Londrës I shoqëruar nga Zonja e parë e e Shteteve të Bashkuara Melania Trump dhe më pas morën helikopterin për të shkuar në Winfield House, në atë që është [...]Read More...

Presidenti Amerikan Donald Trump ka nisur zyrtarisht vizitëne tij të dytë Shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Kreu I Shtëpisë së Bardhë mbërriti në Aeroportin Stansted të Londrës I shoqëruar nga Zonja e parë e e Shteteve të Bashkuara Melania Trump dhe më pas morën helikopterin për të shkuar në Winfield House, në atë që është rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Londër.
Këtë të mërkurë Trump do të pritet nga Mbreti Karli I Tretë me tapet të kuq në Kështjellën Winsdor, kështjella më e vjetër dhe e madhe e Mbretërisës ë bashkuar e banuar nga monarkët birtanik përgjatë mijëvjecarit të fudnit.
Londra Zyrtare ka deklaruar se këtë të mërkurë do të mbahet ceremonia më e madhe ushtarake që është zhvilluar ndonjëherë për të pritur një lider shteti.
Sapo mbërrit në Mbretërinë e Bashkuar Trump tha se se do dhe e vlerëson Mbretin Charles duke e quajtur atë një zotëri Elegant, ndërsa Kreu I Shtëpisë së Bardhë bëhet politiani I parë që është ftuar dy here për një vizitë zyrtare nga Monarkia Britanike.
Kryeministri Britanik Keir Starmer synon ta shfrytëzojë këtë vizitë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, të sigurojë investime miliarda dollareshe dhe të diskutojë çështje tregtare, tarifat doganore dhe situatën në Ukrainë. Vizita ka sjellë tashmë një marrëveshje të re teknologjike mes dy vendeve, me Microsoft që ka premtuar 31 miliardë paund investime në Britanine e Madhe lidhur me Inteligjencen Artificiale.
Megjithate vizita e Donald Trump ne Britani nuk nisi pa incidente. Qindra protesued dolen kunder vizites se Presidentit Amerikan në Mbretërinë e Bashkuar duke kërkuar largimin e tij. Nëpërmjet një projektori në Kështjellën Winsdor u shfaqën pamje të Donald Trump me abuzuesin Seksual Jeffry Epstain duke sjellë kështu arrestimin e 4 protestuesve që kryen këtë akt.
Protestuesit nuk u ndalën vetëm me incidentitn e mbrëmjes së të martës pasi këtë të mërkurë hapen në Kopshtin e Kështjelles Winsdor një banderolë të madhe që tregonte Presidentin Amerikan krah Epsstain. Trump ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me ish financierin e ndjerë ishin shkëputur përpara se për të të niste hetimet penale dhe përpara se ai të dënohej.