Trupa të balsamosur në krematorium/ Meksikë, mbi 300 viktima, familjarët ishin mashtruar
Dy persona janë arrestuar në Meksikë pasi policia zbuloi 383 trupa të pajetë të grumbulluar në mënyrë të parregullt në një krematorium privat në Ciudad Juárez, në veri të Meksikës, pranë kufirit me SHBA-në. Zëdhënësi i prokurorisë së shtetit Chihuahua, Eloy García, deklaroi për Associated Press se asnjë nga trupat nuk ishte djegur dhe se [...]Read More...

Dy persona janë arrestuar në Meksikë pasi policia zbuloi 383 trupa të pajetë të grumbulluar në mënyrë të parregullt në një krematorium privat në Ciudad Juárez, në veri të Meksikës, pranë kufirit me SHBA-në.
Zëdhënësi i prokurorisë së shtetit Chihuahua, Eloy García, deklaroi për Associated Press se asnjë nga trupat nuk ishte djegur dhe se ata ishin “hedhur në dysheme, një mbi tjetrin, pa kujdes.” Ai e cilësoi ngjarjen si rezultat i “neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë” së pronarëve të krematoriumit. Sipas autoriteteve, disa prej mbetjeve te trupave besohet se kanë qëndruar aty për më shumë se dy vjet.
Të gjitha trupat ishin të balsamosur. Familjareve te personave te zhdukur, iu ishte dhene hiri i trupave te tyre, duke pretenduar se ato ishin djegur, por ne te vertete kjo nuk kishte ndodhur.
Prokurori i Përgjithshëm i shtetit u takua me familjarë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre dhe premtoi një hetim të thelluar dhe ndëshkim maksimal për përgjegjësit.
Nga 383 trupat, 218 ishin meshkuj, 149 femra dhe gjinia e 16 personave te tjere mbetet ende e papërcaktuar. Mbetet e paqarte nese viktimat jane pasoje e dhunes kriminale mes bandave.
Autoritetet kanë nisur identifikimin përmes ADN-së dhe analizave te tjera shkencore për të kthyer trupat e pajete tek familjarët ndersa hetimet per kete krim vijojne.
Meksika po përballet prej vitesh me një krizë të thellë në sistemin e analiozave shekncore, për shkak të mbingarkesës me trupa, mungesës së personelit dhe fondeve të pamjaftueshme — pasojë e drejtpërdrejtë e dhunës së organizuar që ka lënë qindra mijëra të vdekur. / abcnews.al