Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës

Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës

Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët.

Rreth orës 10:00 studentët dhe pedagogët kanë marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog.

Rreth mesditës studentëve të mbledhur para Kryeministrisë iu bashkua edhe një grup tjetër i madh studentësh të cilët u grumbulluan në sheshin Skënderbej për të marshuar në mënyrë të organizuar drejt Kryeministrisë.

The post Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.