Tuneli i Gotthardit do të mbyllet gjatë disa netëve të gushtit

Tuneli i Gotthardit do të mbyllet gjatë disa netëve të gushtit

Tuneli i Gotthardit, një nga arteriet më të rëndësishme rrugore që lidh veriun me jugun e Zvicrës, do të mbyllet për qarkullim gjatë disa netëve të muajit gusht për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, përcjell albinfo.ch.

Sipas Zyrës Federale të Rrugëve (FEDRO), mbyllja do të zbatohet nga 10 deri më 27 gusht, nga e hëna deri të enjten, në intervalin 23:00–05:00.

Gjatë kësaj kohe, segmenti 17-kilometërsh ndërmjet Göschenenit (Uri) dhe Airolos (Ticino) do të jetë i mbyllur për të mundësuar punimet në tavanin e tunelit.

Tuneli i Gotthardit është një nga rrugët më të ngarkuara në Zvicër, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur mijëra udhëtarë e përdorin atë për të udhëtuar drejt jugut të vendit dhe Italisë.

The post Tuneli i Gotthardit do të mbyllet gjatë disa netëve të gushtit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.