Turqia kap 17 të kërkuar në një operacion ndërkombëtar, përfshirë një në Kosovë

Turqia ka njoftuar arrestimin e 17 personave të kërkuar gjatë një operacioni të koordinuar në 11 vende, përfshirë edhe Kosovën.  Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se arrestimet u kryen në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin. Njëri nga të arrestuarit, M.U, i kërkuar

Turqia kap 17 të kërkuar në një operacion ndërkombëtar, përfshirë një në Kosovë
Turqia kap 17 të kërkuar në një operacion ndërkombëtar, përfshirë një në Kosovë

Turqia kap 17 të kërkuar në një operacion ndërkombëtar, përfshirë një në Kosovë

Turqia ka njoftuar arrestimin e 17 personave të kërkuar gjatë një operacioni të koordinuar në 11 vende, përfshirë edhe Kosovën.

 Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se arrestimet u kryen në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin.

Njëri nga të arrestuarit, M.U, i kërkuar me njoftim të kuq për abuzim seksual me fëmijë dhe rrëmbim, u kap në Kosovë.

Operacioni ndërkombëtar përpos Kosovës përfshiu edhe : Gjermaninë (6 të arrestuar), Irakun (2 të arrestuar), Azerbajxhanin, Bosnjë e Hercegovinën, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Italinë, Kirgizistanin, , Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë

Yerlikaya theksoi se ky operacion tregon përkushtimin e Turqisë për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën e migrantëve në nivel ndërkombëtar.