Tymi ‘mbulon’ Elbasanin, zjarri aktiv prej 15 orësh
Zjarri në Elbasan është ende duke vazhduar. Tymi që vazhdon tashmë prej në shumë se 15 orësh ka mbuluar të gjithë zonën. Vazhdon përpjekja e disa dhjetëra efektivëve zjarrfikës për fikjen e flakëve, raporton Tch. Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë fikjen e tij. Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin

Zjarri në Elbasan është ende duke vazhduar.
Tymi që vazhdon tashmë prej në shumë se 15 orësh ka mbuluar të gjithë zonën. Vazhdon përpjekja e disa dhjetëra efektivëve zjarrfikës për fikjen e flakëve, raporton Tch.
Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë fikjen e tij. Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit teksa era frynte nga perëndimi në drejtim të lindjes.