“UDHA”, dokumentari i Alessandro Ferrantellit prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun

Më 18 shtator 2025, ora 20:30, në Casa del Cinema, Villa Borghese, Romë, do të prezantohet dokumentari “UDHA” me regji të Alessandro Ferrantellit. Ky dokumentar, i cili mbart mesazhin “Një gjak, një gjuhë, një besë”, vjen si një udhëtim kulturor e identitar për shqiptarët. Ngjarja organizohet nga Illyrian Brains Roma në bashkëpunim me Ambasadën e […] The post “UDHA”, dokumentari i Alessandro Ferrantellit prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun appeared first on Albinfo.

“UDHA”,  dokumentari i Alessandro Ferrantellit prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun

Më 18 shtator 2025, ora 20:30, në Casa del Cinema, Villa Borghese, Romë, do të prezantohet dokumentari “UDHA” me regji të Alessandro Ferrantellit. Ky dokumentar, i cili mbart mesazhin “Një gjak, një gjuhë, një besë”, vjen si një udhëtim kulturor e identitar për shqiptarët.

Lorik Cana dhe Dr. Nita Shala, ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali

Ngjarja organizohet nga Illyrian Brains Roma në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë.

Të pranishëm do të jenë protagonistët e dokumentarit :Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe Arbër Agalliu, profesor dhe studiues, Alessandro Ferrantelli, regjisor i dokumentarit.

Ky aktivitet pritet të mbledhë diasporën shqiptare dhe miqtë e kulturës shqiptare në kryeqytetin italian, duke sjellë në fokus trashëgiminë, historinë dhe rrugëtimin e shqiptarëve.

Për më shumë informacione dhe rezervime:
illyrianbrainsroma@

The post “UDHA”, dokumentari i Alessandro Ferrantellit prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun appeared first on Albinfo.