Udhëheqësi i opozitës izraelite propozon që Egjipti të marrë kontrollin e përkohshëm të Gazës
Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid ka propozuar një plan sipas të cilit Egjipti do të merrte kontrollin administrativ të Rripit të Gazës për një periudhë deri në 15 vjet. Sipas propozimit, Egjipti do të administrojë Gazën për tetë vjet, me mundësinë e zgjatjes deri në 15 vjet, ndërsa komuniteti ndërkombëtar do të shlyejë borxhin [...]Read More...

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid ka propozuar një plan sipas të cilit Egjipti do të merrte kontrollin administrativ të Rripit të Gazës për një periudhë deri në 15 vjet.
Sipas propozimit, Egjipti do të administrojë Gazën për tetë vjet, me mundësinë e zgjatjes deri në 15 vjet, ndërsa komuniteti ndërkombëtar do të shlyejë borxhin e jashtëm të Egjiptit, i cili arrin në më shumë se 150 miliardë dollarë. Lapid e prezantoi planin e tij gjatë një fjalimi në Uashington dhe më pas e postoi në rrjetet sociale, duke theksuar se një zgjidhje për Gazën është e nevojshme në kontekstin e sfidave të sigurisë me të cilat përballet Izraeli në kufirin e tij jugor. Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për dështimin në zgjidhjen e situatës në Gaza.
“Izraeli nuk mund të lejojë që Hamasi të mbetet në pushtet. Autoriteti Palestinez është i paaftë të qeverisë Gazën dhe gjendja e kaosit përbën një kërcënim serioz për sigurinë e Izraelit”, tha Lapid, duke treguar nevojën për një zgjidhje të re. Më parë, Egjipti administroi Gazën për gati dy dekada pas themelimit të Izraelit në 1948.
Edhe pse Hamasi refuzon çdo çarmatim apo tërheqje nga Gaza, Lapid beson se kjo është zgjidhja e vetme për të stabilizuar rajonin dhe për të zvogëluar kërcënimin ndaj sigurisë së Izraelit./abcnews.al