Udhëtimi i parë i Papës/ Leoni XIV, vizitë në Turqi dhe Liban, vazhdon rrugën e Françeskut

Papa Leoni XIV do të vizitojë Turqinë dhe Libanin gjatë muajit nëntor, që shënon udhëtimin e tij të parë jashtë Italisë që kur mori detyrën në 8 maj. Ati i Shenjtë do të jetën në Turqi nga data 27 deri më 30 nëntor dhe më pas do të shkojë në Liban, nga 30 nëntori deri [...]Read More...

Udhëtimi i parë i Papës/ Leoni XIV, vizitë në Turqi dhe Liban, vazhdon rrugën e Françeskut

Papa Leoni XIV do të vizitojë Turqinë dhe Libanin gjatë muajit nëntor, që shënon udhëtimin e tij të parë jashtë Italisë që kur mori detyrën në 8 maj.

Ati i Shenjtë do të jetën në Turqi nga data 27 deri më 30 nëntor dhe më pas do të shkojë në Liban, nga 30 nëntori deri në 2 dhjetor, ku pritet të flasë për gjendjen e vështirë të të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe të bëjë thirrje për paqe në të gjithë rajonin. Papa i parë amerikan, vazhdon kështu rrugën e paraardhësit të tij të ndjerë, Papa Françeskut, i cili kishte planifikuar të vizitonte të dy vendet, por nuk mundi të shkonte për shkak të problemeve shëndetësore.

Papa pritet të takohet në Turqi me Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësin shpirtëror të 260 milionë të krishterëve ortodoksë të botës, një ngjarje tejet simbolike.

Udhëtimet e para të një pape të ri zakonisht shihen si një tregues i çështjeve që ai dëshiron të nxjerrë në pah gjatë qëndrimit të tij në Fronin e Shën Pjetrit. Prej muajsh pritej që Leoni XIV të shkonte në Turqi për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, por vizita shtesë në Liban u diskutua vetëm në javët e fundit.

Zyrtarët e Vatikanit thonë se Papa dëshiron të bëjë thirrje për paqe dhe të përkujtojë shpërthimin kimik të vitit 2020 në portin e Bejrutit që vrau 200 njerëz dhe shkaktoi dëme kolosale.

Udhëtimi ofron një gjest simbolikisht të rëndësishëm për të krishterët edhe për myslimanët, në një moment kyç për rajonin. Leoni XIV ka bërë thirrje të vazhdueshme për paqe në Lindjen e Mesme dhe roli i tij ka marrë rëndësi më të madhe që nga sulmi i Izraelit ndaj kishës së vetme katolike të Gazës në korrik, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 10 të tjerë. / abcnews.al /