UEFA me dënime drastike, përjashton një klub për 10 vite dhe ndëshkon 2 lojtarë përgjithmonë
UEFA ka marrë një vendim drastik duke përjashtuar për 10 vjet nga të gjitha garat evropiane klubin malazez FK Arsenal Tivat, si dhe duke e gjobitur atë me 500 mijë euro për shkak të manipulimit të ndeshjeve dhe shkeljes së rregullave të integritetit. Klubi, i cili mori pjesë në Ligën e Konferencës gjatë sezonit 2023/24, […] The post UEFA me dënime drastike, përjashton një klub për 10 vite dhe ndëshkon 2 lojtarë përgjithmonë appeared first on Albinfo.

UEFA ka marrë një vendim drastik duke përjashtuar për 10 vjet nga të gjitha garat evropiane klubin malazez FK Arsenal Tivat, si dhe duke e gjobitur atë me 500 mijë euro për shkak të manipulimit të ndeshjeve dhe shkeljes së rregullave të integritetit.
Klubi, i cili mori pjesë në Ligën e Konferencës gjatë sezonit 2023/24, u vu në hetim pas dyshimeve për trukim të ndeshjes ndaj Alashkert FC në korrik të vitit 2023.
Sipas njoftimit të UEFA-s, FK Arsenal Tivat nuk do të ketë të drejtë të garojë në asnjë kompeticion evropian deri në sezonin 2034/35, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, transmeton albinfo.ch.
Në vendimin zyrtar të Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) thuhet se klubi ka kryer:
Shkelje të parimeve të përgjithshme të sjelljes (neni 11)
Manipulim të ndeshjeve dhe cenim të integritetit të garave (neni 12)
Vendimi përfundimtar përfshin:
Gjobë prej 500.000 eurosh
Përjashtim nga të gjitha garat e UEFA-s për 10 vjet
Kërkesë nga FIFA që ky ndalim të shtrihet edhe në të gjitha garat ndërkombëtare
Dënimet individuale
UEFA ka dënuar edhe disa individë të përfshirë:
Nikola Celebic përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet në futboll
Cetko Manojlovic, pezullim për 10 vjet
Radule Zivkovic dhe Dushan Puletic, pezullim për 10 vjet secili
Ranko Krgovic, drejtori sportiv i klubit, përjashtohet përgjithmonë
Ky është dënimi më i rëndë që UEFA ka dhënë për manipulim ndeshjesh që nga viti 2009, kur FK Pobeda nga Maqedonia e Veriut u përjashtua për tetë vjet.
The post UEFA me dënime drastike, përjashton një klub për 10 vite dhe ndëshkon 2 lojtarë përgjithmonë appeared first on Albinfo.