UEFA me vendim për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Serbia do ta presë Shqipërinë në Leskovc The post UEFA me vendim për ndeshjen Serbi – Shqipëri appeared first on Albinfo.

UEFA me vendim për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Tashmë është zyrtare. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd, përcjell albinfo.ch.

UEFA ka pranuar kërkesën e federatës serbe që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.

Ndeshja zhvillohet më 11 tetor dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në tabelën e Grupit K, Anglia është e para me të gjitha 15 pikët nga pesë ndeshje, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me tetë pikë. Serbia është në vendin e tretë me shtatë pikë.

The post UEFA me vendim për ndeshjen Serbi – Shqipëri appeared first on Albinfo.