Unioni Humanitar Shqiptar në Grac reagon për tragjedinë në shkollën BORG: Dhimbje e madhe për familjen Bajrami
Një tragjedi e rëndë tronditi sot qytetin e Grac-it, në Austri, ku në shkollën BORG Dreierschützengasse humbën jetën nëntë nxënës. Mes viktimave është edhe L. Bajrami, vajza e Ilir Bajramit, anëtar i Kryesisë së Unionit Humanitar Shqiptar. Në një njoftim për media, Kryesia e Unionit Humanitar Shqiptar në Grac shprehu ngushëllimet më të sinqerta për […] The post Unioni Humanitar Shqiptar në Grac reagon për tragjedinë në shkollën BORG: Dhimbje e madhe për familjen Bajrami appeared first on Albinfo.

Një tragjedi e rëndë tronditi sot qytetin e Grac-it, në Austri, ku në shkollën BORG Dreierschützengasse humbën jetën nëntë nxënës. Mes viktimave është edhe L. Bajrami, vajza e Ilir Bajramit, anëtar i Kryesisë së Unionit Humanitar Shqiptar.
Në një njoftim për media, Kryesia e Unionit Humanitar Shqiptar në Grac shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami dhe gjithë komunitetin shqiptar në Austri, transmeton albinfo.ch.
“Bashkëndjejmë dhimbjen e thellë me familjen dhe jemi pranë tyre për çdo ndihmë që kanë nevojë,” thuhet në njoftim.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngjallur një valë solidariteti dhe mbështetjeje për familjet e viktimave.
The post Unioni Humanitar Shqiptar në Grac reagon për tragjedinë në shkollën BORG: Dhimbje e madhe për familjen Bajrami appeared first on Albinfo.