UNITETI RRUGA E VETME PËR DITËN E SOTME

Rrustem Mustafa
Lufta e UÇK-së dhe sakrifica e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve si dhe familjeve të tyre përbëjnë themelin e palëkundur të lirisë dhe shtetësisë sonë.
E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një nga vlerat kryesore demokratike që duhet të mirëmirret dhe të respektohet gjithmonë. Çdo situatë kërkon vetëpërmbajtje dhe maturi nga të gjitha palët, ndërsa kërkesat e qytetarëve duhet të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme përmes dialogut institucional.
Për të garantuar stabilitetin dhe konsensusin shoqëror, është e domosdoshme që institucionet të procedojnë me prioritet miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.
Sot më shumë se kurrë, Kosovës i nevojiten qetësia, maturia, përgjegjësia publike dhe ruajtja e rrugës së bashkëpunimit gjithpërfshirës për të mbrojtur njerëzit tanë, për të fuqizuar shtetin dhe për të garantuar interesat tona vitale kombëtare.
NE DO TË FITOJMË MBI TË KEQEN.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



