Ushtarët e Kosovës stërviten me forcat amerikane në Gjermani

Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani.
Sipas njoftimit gjatë stërvitjes “Saber Junction 26”, ushtarët e Kosovës kanë zhvilluar trajnim “forcë kundër forcës” me Batalionin e Parë të Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë, i njohur si OPFOR.
“Ky trajnim u mundëson forcave aleate dhe partnere të përballen me skenarë të ndryshëm në kushte presioni, me qëllim forcimin e aftësive për përshtatje dhe reagim në situata luftarake”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se trajnim u ofroi forcave aleate dhe partnere përvojë praktike në kushte reale, duke forcuar aftësinë e tyre për t’u përshtatur dhe për të përmirësuar shkathtësitë luftarake nën presion.
Njoftimin e ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë, e ka ndarë edhe FSK-ja në profilin zyrtar të saj.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



