Ushtria izraelite: Trupat e dy pengjeve i dorëzohen Kryqit të Kuq, ndërsa pritet të lirohen edhe dy të tjerë
Ushtria izraelite thotë se eshtrat e dy pengjeve të vdekur i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gaza. Aty thuhet se transferimi i dy arkivoleve të tjera “do të vazhdojë”, duke shtuar se Hamasi “duhet të përmbushë marrëveshjen dhe të bëjë përpjekjet e nevojshme për të kthyer të gjithë të rënët”. Më parë, Brigadat e [...]Read More...

Ushtria izraelite thotë se eshtrat e dy pengjeve të vdekur i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gaza. Aty thuhet se transferimi i dy arkivoleve të tjera “do të vazhdojë”, duke shtuar se Hamasi “duhet të përmbushë marrëveshjen dhe të bëjë përpjekjet e nevojshme për të kthyer të gjithë të rënët”.
Më parë, Brigadat e armatosura al-Qassam të Hamasit thanë se trupat e katër pengjeve do të dorëzoheshin sot si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin.
Kjo shkaktoi kritika nga Izraeli, me ministrin e mbrojtjes Izrael Katz që akuzoi Hamasin se ka treguar një “dështim në përmbushjen e angazhimeve”.
Sipas planit të paqes të Trump, Hamasit i kërkohej të lironte të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, brenda 72 orëve nga përfundimi i luftimeve – një afat që skadoi rreth mesditës së sotme.
Hamasi ka lënë të kuptohet se gjetja e trupave të disa pengjeve të vdekur mund të zgjasë më shumë, pasi jo të gjitha vendet e varrimit janë të njohura.