Ushtria Zvicerane përforcon mbrojtjen ndaj dronëve
Zvicra rrit gatishmërinë ndaj kërcënimeve ajrore me teknologji kundër-dron The post Ushtria Zvicerane përforcon mbrojtjen ndaj dronëve appeared first on Albinfo.

Përballë rritjes së incidenteve me dronë në mbarë Evropën, Ushtria Zvicerane ka ndërmarrë hapa konkretë për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse. Zyrës Federale për Armatime i është dhënë mandati për të siguruar sisteme të reja kundër-dron, bëri të ditur të premten Grupi i Mbrojtjes, përcjell albinfo.ch.
Vendimi pason raportime të shumta për shfaqje të dronëve në hapësirat ajrore, përfshirë edhe mbi Aeroportin e Cyrihut, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike dhe ushtarake.
Sipas autoriteteve, sistemet e reja do të shërbejnë për mbrojtjen e trupave, infrastrukturës dhe pajisjeve të ushtrisë. Pajisjet janë gjysmë të lëvizshme, duke u dhënë atyre fleksibilitet për t’u përdorur edhe në operacione të tjera, siç janë ato në ndihmë të autoriteteve civile apo në misione ndërkombëtare paqeruajtëse.
The post Ushtria Zvicerane përforcon mbrojtjen ndaj dronëve appeared first on Albinfo.